Valentina e përkushtuar për ta fituar kandidaturën për deputete
Gjilan – Desha të ju informoj se LDK si partia më e madhe në vend, më ka propozuar kanditate për deputete të Republikës së Kosovës dhe unë me kënaqësinë më të madhe pranova këtë sfidë ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi.
Falënderoj publikisht nënkryetarin e LDK’s z. Lutfi Haziri për kandidimin tim dhe besimin e tij në punën time shumëvjeçare në nivel lokal dhe përkrahjen e tij të pa rezervë që këtë punë e vullnet ta barti në nivel qendror dhe ta përfaqësojmë denjësisht gjithë Kosovën.
Duke e parë se çfarë loje po bën opozita duke ia ndier frikën punëve të mira që janë duke u bërë nga udhëheqja e LDK si në nivel qendror e po ashtu edhe në atë komunal, përkushtimi im do të jetë edhe më i madh. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, kërkoj që të dalim masovikisht në zgjedhje dhe ta tregojmë nivelin e demokracisë që kemi NE, ushtarët e IBRAHIM RUGOVËS, ta përkrahim kryeministrin e ardhshëm të Kosovës Dr.Abdulla Hoti. Së bashku vazhdojmë ta ndërtojmë Kosovën që e deshëm, e duam dhe do të vazhdojmë ta duam./rajonipress/
Vazhdojmë…..Valentina Bunjaku Rexhepi nr.21


