FIDANISHTJA

Valentina Bunjaku takon Jozefina Topallin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së Dega në Gjilan me disa bashkëpunëtore u prit nga Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë zonja Jozefina Topalli.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Jozefina Topalli priti sot në ambientet e Parlamentit Shqiptar në një takim të veçantë delegacionin e Forumi të Gruas të LDK-se, nga dega e Gjilanit, të kryesuar nga Kryetarja Valentina Bunjaku Rexhepi.

Përmes një atmosfere të ngrohtë dhe entuziaste, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli ju uroi mirëseardhje në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve,delegacionit te FG te LDK-se, dega në Gjilan.

Pas përshëndetjes, Kryetarja Jozefina Topalli zhvilloi një bisedë të hapur dhe të përzemërt me gratë gjilanase, të cilat shprehën vlerësimet e tyre për kontributin e çmuar që Kryetarja e Kuvendit ka bërë për fuqizimin e rolit të gruas, si një zë i fuqishëm në parlament në mbrojtje të të drejtave të grave.

UBT

Gjatë bisedës me grat gjilanase, Kryetarja e Kuvendit ndau me ta refleksione mbi 100 vitet e shtetit shqiptar, duke theksuar se ky ka qenë një shekull i vështirë, një rrugë e trazuar gjatë të cilës shqiptarët kanë kaluar luftëra, si dhe gjysmë shekulli nën diktaturën komuniste.

Ndërsa, Kryetarja e FG te LDK-se, dega ne Gjilan, znj.Valentina Bunjaku Rexhepi, duke e njoftuar Kryetaren Jozefina Topallin me zhvillimet e përgjithshme në Kosovë e në veçanti për pozitën e gruas si dhe aktivitetet e Forumit të Gruas së LDK-së, tha se pavarësisht se kemi jetuar të ndare gruaja shqiptare çdo herë u ballafaqua me vuajtjet e njëjta, por edhe roli i saj në çdo kohë ishte vendimtar në zhvillimet kombëtare.

Ajo në emër të delegacionit shprehu mirënjohje dhe falënderime për kontributin që Kuvendi si dhe vet Kryetarja Topalli kanë dhënë si në qeshtjet kombëtare po ashtu edhe në fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje politike./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.