Fundamenti

Valentina Bunjaku-Rexhepi bëri homazhe në varrezat e martirëve të Grykës së Karadakut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka bërë nderime të premten në varrezat e martirëve në fshatrat Zhegër, Dunav e Nasalë, të cilët ranë në luftën e fundit.

“Liria që po gëzojmë sot, është meritë e gjithë atyre brezave që ranë dhe u flijuan nëpër shekuj për këtë vend të shtrenjtë e të shenjtë që quhet Kosovë”, ka thënë ajo.

Mobi Casa

Duke nënvizuar faktin se populli i Kosovës është përcaktuar për të ardhmen, por pa e harruar të kaluar e dhimbshme, Bunjaku-Rexhepi ka kërkuar nga drejtësia që krimet mbi civilët të ndriçohen e të ndëshkohen sa më parë.

“Nëse harrohet e kaluara, as e ardhmja nuk mund të ndërtohet si duhet”, ka thënë ajo.
Në këtë homazhe, Bunjaku-Rexhepi është shoqëruar nga familjarët e martirëve dhe përfaqësuesit e këshillave të fshatrave Zhegër, Dunav e Nasalë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.