Valdrin Shala, kur pasionin e tij të meteorologjisë e shndërron në profesionalizëm

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit dhe të shtetit të Kosovës duhet të jenë krenar me Valdrin Shalën, Meteorologun i cili me saktësinë më të madhe qytetarëve ju prezanton kushtet klimatike nën llogon “Meteo Kosova”.

Valdrini që nga viti 2008 nga dashuria ndaj kushteve klimatike kishte filluar të shprehë pasionin ndaj motit dhe gjerë më tani ai asnjëherë nuk është ndalur përkundrazi çdo herë e më tepër me mjetet e tija financiare po pajiset me mjetet më moderne të meteorologjisë. Valdrini shpjegon se si filloi rrugëtimin e tij.

“Rrugëtimi im filloi qysh në vitin 2008, kur edhe shfaqa interesimin tim të parë për meteorologjinë. Për ta bërë më të veçantë pasionin tim, në vitin 2014 jam pajisur edhe me “Stacionin Personal Meteorologjik” i kompanisë Davis, ndër më të mirët. Me këtë stacion, regjistrojmë të gjitha parametrat meteorologjike në kohë reale, si: temperaturën, sasinë dhe intensitetin e reshjeve, drejtimin dhe shpejtësinë e erës, shtypjen atmosferike, lagështinë, etj. Të gjithë këto informata, shpërndahen nëpër uebsajtet më të mëdha meteorologjike botërore, me ç’rast e përdorin Gjilanin si pikë referente për parashikimet meteorologjike për të ardhmen”.

Hidromorava

Valdrin Shala këto ditë me shumë mund të madh ka arritur të bën disa pajisje digjitale të cilat kanë vlerën e saktësisë 100%. “Sikur kjo të mos mjaftonte, për ta bërë edhe më atraktiv pasionin tim, së fundi, këtë vit, jam pajisur edhe me dy pajisje të tjera: “Termometri Digjital Infrared” dhe “Anemometri Digjital” “Termometri Digjital Infrared” bën matjen e temperaturës së gjësendeve përreth (çdo gjë që na rrethon), si dhe temperaturën e vranësirave, qiellit, etj.

Regjistron temperaturën prej -50 deri në 400°C. “Anemometri Digjital” bën matjen e shpejtësisë së erës. Regjistron shpejtësinë deri në 144 km/h”.

Valdrini me shumë dashuri thekson se këto pajisje i kanë dhënë përplot hijeshi pasionit të tij që po na bën çdo ditë e më shumë krenar. Është befasuese gjerë më tani këtij talenti të madh të meteorologjisë askush nuk i ka dalë në ndihmë as me të vetmin cent, dhe ky mos interesim nga Komuna e Gjilanit dhe nga vetë shteti i Kosovës është për tu befasuar dhe për të ardhur keq./rajonipress/