Mobi Casa

Valdrin Halimi premton përfaqësim serioz rinor

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kryetar i Këshillit të Veprimit Lokal Rinor është zgjedhur Valdrin Halimi, aktivist i dalluar dhe përfaqësues me përvojë në organizatat dhe forume jo-qeveritare. Nënkryetarë janë zgjedhur Merita Hajrullahu dhe Mimoza Zeqiri.

Me kërkesën e strukturave rinore te Gjilanit, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal(KVRL). Kuvendi është thirrur nga Sekretari i deritanishëm i KVRL-së Irfan Veseli në mënyrë që viti i ri të filloj me modifikim të strukturës së përfaqësimit rinor në qytetin e Gjilanit.

KVRL si organi i vetëm i përfaqësimit të organizatave rinore në nivel komunal ka për detyrë që të bëjë përfaqësim dinjitoz dhe të realizoj aktivitete në të mirë të të rinjve në mënyrë që të nxitet aktivizimi rinor dhe vullnetarizmi.

Kuvendi ka zgjedhur edhe përfaqësuesit e rinj të cilët dolën si propozime nga organizatat që përbëjnë Kuvendin.

Uji Dea

Kryetari i Këshillit të Veprimit Lokal Rinor është zgjedhur Valdrin Halimi, aktivist i dalluar dhe përfaqësues me përvojë në organizatat dhe forume jo-qeveritare. Nënkryetarë janë zgjedhur Merita Hajrullahu dhe Mimoza Zeqiri.

Halimi është zotuar se do të jetë shumë aktiv në përmirësimin e përfaqësimit të të gjitha strukturave rinore të Gjilanit, qoftë përmes organizatave apo forumeve jo-formale, qoftë dhe individuale,

“Të rinjtë do të kenë dyer e hapura për të gjitha iniciativat, projektet, idetë e tyre dhe ne poashtu do të punojmë të gjithë së bashku për të realizuar projektin tonë të përbashkët për Rininë tonë të lënë pas dore” theksoi Halimi./rajonipress/