UBT

Valdet Rama në formacion për ndeshjen me Barçën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Valladolid – Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Valdet Rama është përfshirë në formacion për ndeshjen e Real Valladolidit që e zhvillon në “Camp Nou” kundër Barcelonës, njoftuan mediumet spanjolle të premten, transmeton Koha Ditore. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën (sonte, 22:00), në kuadër të javës së tetë të La Ligas.

Trajneri Juan Ignacio Martinez e ka përfshirë Ramën në formacion, megjithëse kosovari pësoi një lëndim të lehtë në stërvitje.

RCCOLA

Rama, 25-vjeçar, këtë edicion ka regjistruar shtatë paraqitje për Valladolidin.