Valdet Rama mbetet jashtë ndeshjeve të shtatorit
Valdet Rama nuk është ftuar nga trajneri Gianni de Biasi për ndeshjet kualifikuese të Euro 2016, shkruan Zëri.
Mesfushori kosovar nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.
“E kam pasur një bisedë me trajnerin për këtë punë. Ai më ka thënë se unë duhet të jem në formën më të mirë, për të luajtur përsëri për Shqipërinë”, deklaroi 27 vjeçari për uebfaqen gjermane, “dieblaue24.com”, përcjell Zëri.
Ndër të tjera, Rama tregoi se nuk e ka ndërmend ta ndërrojë skuadrën dhe tregoi se ka pasur bisedime për ta vazhduar kontratën me Munich 1860, e cila i skadon në vitin 2016. /Zëri/


