Eko Higjiena

Valbona Haziri zgjidhet kryetare e Grupit të Grave në Viti

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Grupi i Grave të Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e parë të legjislaturës e re. Gjatë kësaj mbledhje Valbona Haziri është zgjedhur kryetare e re e këtij grupi kurse zëvendës kryetare e saj u zgjodh Blerina Lubishtani.

Në këtë takim gjithashtu u bënë të ditur edhe emrat e anëtarëve të rijnë të këshillit të cilët përbëhen nga asamblistët e tanishëm të Kuvendit Komunal të Vitisë, por edhe një përfaqësuese nga shoqëria civil.

Të premten është mbajtur mbledhja e parë të Grupit të Grave të Vitisë, këtë mbledhje e ka udhëhequr ish kryetarja e këtij grupi, Xhilsime Qamili, ajo gjatë këtij takimi ka folur për aktivitetet e këtij grupi që janë zhvilluar në katër vitet e fundit.

Qamili ka falënderuar të gjithë anëtarët e këtij grupi për kontributin e dhënë por edhe Institucionet komunale për mbështetjen e Grupit të Grave të Vitisë, në aktivitetet e mbajtura.

Eco Higjiena

Ajo tha se një falënderim të posaçëm shkon edhe për Misionin e OSBE-së në Kosovë, në veçanti për znj. Sadete Tërnava-Osmani e cila sipas saj ishte edhe nismëtare për formimin e këtij grupi në Viti.

Kurse në takim kanë marrë pjesë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe Hasan Aliu, zv. Kryetari i Komunës së Vitisë të cilët po ashtu kanë falënderuar Qamilin, por edhe të gjithë anëtarët e deritanishëm të Grupit të Grave të Vitisë për punën e tyre.

Kryesuesi Pira premtoi se ai do të vazhdoj të mbështes punën vullnetare të tij grupi. Gjatë këtij takimi u Valbona Haziri u zgjodh, kryetare e Blerina Lubishtani zv. Kryetare e saj. Kurse Otoneta Tahiri u zgjodh zëdhënëse dhe procesmbajtëse e grupit./rajonipress/