UBT

Vala vjen me 4G

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Posta dhe Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontratën për implementimin e teknologjisë 4G (LTE), me dy kompani prestigjioze, Alcatel Lucent dhe Nokia Solutions Networks.
Me implementimin e kësaj teknologjie, më moderne në rajon, do të avancohen shërbimet e komunikimit të të dhënave, duke plotësuar kërkesat e konsumatorëve për internet më të shpejtë, shikimin e videove dhe muzikës në pajisjet e tyre mobile dhe shumë avancime të tjera.

Teknologjia 4G (LTE) do tu mundësojë konsumatorëve të Vala shpejtësi komunikimi të të dhënave deri në 100 Mbps, apo 5 herë më të madhe se shpejtësia aktuale në teknologjinë 3G dhe së paku 50 herë më të madhe se shpejtësia aktuale në teknologjinë EDGE/GPRS.

Implementimi do të nis menjëherë dhe shërbimet e teknologjisë 3G do të ofrohen për konsumatorët e Vala-s duke filluar nga muaji shtator dhe ato 4G LTE nga fundi i këtij viti; fillimisht në qendrat urbane për të vazhduar më tej me mbulimin e 85 për qind të vendbanimeve të Kosovës deri në gjysmën e pare të vitit 2015.

Investimet e tilla si ky sot do të rrisin edhe më shumë interesimin e konsumatorëve për shërbimet tona. Ky është moment historik për zhvillimin e operatorit mobil VALA, pasi që do të jemi ndër operatorët e parë në rajon që po sjellim shërbimin 4G për gjithë konsumatorët.

FIDANISHTJA

“Orientimi strategjik i kompanisë me biznes planin aktual është që nga një operator i fokusuar tek të hyrat nga zëri të kalojmë në një operator për ofrimin e shërbimeve për transferim të shpejt të të dhënave, këtë po fillojmë ta realizojmë sot”, tha Kryeshefi i PTK-së, Ejup Qerimi.

“Një falënderim i veçantë për arritjen e këtij suksesi u takon punonjësve të PTK të cilët e kanë planifikuar deri në detaje këtë projekt madhor i cili që nga sot hap një dritare të re të zhvillimit të VALA-s”, theksoi Qerimi.

Kompanitë nënshkruese të këtij projekti Alcatel Lucent/Cacttus dhe Nokia Solutions Networks, zotohen se implementimin e këtij projekti do ta bëjnë në kohë rekorde dhe se nuk do të ketë asnjë vonesë, ndërsa me këtë projekt konsumatorëve të VALA do tu sjellin shërbime ultra-broadband. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.