Vajza më e gjatë në botë më në fund zë të dashur

/ 1 minutë lexim

Në rekordet Gines renditet si femra më e gjatë në botë. Ajo është 17 vjeçarja Elisany da Cruz Silva nga Brazili dhe është e gjatë 2 metra e 6 centimetra. Prej shumë kohësh familja e saj ishte e shqetësuar nëse do të gjendej një burrë për vajzën e tyre, nisur nga përmasat trupore.

Por 17-vjeçarja duket se nuk e ka problem këtë pjesë. Ajo është fotografuar së fundmi me të dashurin e saj 22-vjeçar, Francinaldo da Silva Carvalho, i cili është shumë centimetra më i shkurtër se ajo.

UBT

Carvalho thotë se ka pasur komente nga miqtë e tij për këtë lidhje, por nuk e ka parë gjatësinë e të dashurës si problem.”Shokët e mi më thotë gjëra të ndryshme, për shembull si përqafohem unë me të? Por unë u them se ka një mënyrë për të bërë çdo gjë”, thotë Carvalho.

Ndërsa vajza thotë se e ka tërhequr mënyra sesi sillet ai më të. “Pavarësisht se duket sikur është vëllai apo djali im në gjatësi, kjo nuk më shqetëson”, thotë Silva.