FITORJA

Vajushi e Gjasula në radarin e Palermos

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Armando Vajushi dhe Jurgen Gjasula kanë zgjuar interesimin e skuadrës së Palermos, e cila nga sezoni i ri do të garoj në Serie B.

Lajmi bëhet i ditur nga uebfaqja italiane palermo24.net, në të cilat thuhet se klubi sicilian është i interesuar për dyshen kuqezi.

Vajushi, pas një sezoni të shkëlqyer te skaudra bullgare Litex, është vënë në shitje nga klubi, me qëllim që nga largimi i tij të përfitohet financiarisht. Litex e bleu para një sezoni e gjysmë për 100 mijë euro nga Vllaznia, por tani kërkon minimalisht 500 mijë euro për kartonin e shkodranit.

ARKATANA

Kurse, sa i përket Gjasulës, ai është një lojtar i lirë, pasi më 30 qershor i përfundoi kontrata me Duisburgun. Mesfushori tiranas nuk e rinovoi kontratën, kjo edhe për faktin se me drejtuesit e klubit nuk u gjet një e mesme e përbashkët.

Gjasula është edhe në orbitën e skuadër gjermane Eintraht Braunshwaigut, e cila sapo është ngjitur në elitën e futbollit të këtij vendi.

Te Palermo është përmendur kohët e fundit edhe transferimi i Erjon Bogdanit, derisa pjes e kësaj skuadre janë edhe Samir Ujkani e Agon Mehmeti.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.