RCCOLA

Vaçe Zela feston 74 – vjetorin

/ 2 minuta lexim

Tiranë – Këngëtarja e madhe shqiptare, “Artistja e Popullit”, Vaçe Zela festoi sot 74-vjetorin e lindjes. News24 ka mundur të kontaktojë me të dhe familjarët e saj, duke i përcjellë dhe urimet me të përzermërta për këtë këngëtare, fillesat e së cilës nisën që prej fëmijërisë në qytetin e Lushnjës, nga ku e ka dhe origjinën.

Këngët e saj si “Çelu si Mimoza”, “Djaloshi dhe shiu”, “E dua vendin tim”, “Ëndrra ime”, ‘Lemza”, “Nënave shqiptare”, “O diell i ri”, “Sot mbusha 20 vjet”, “Të lumtur të dua”, “Moj e bukura Shqipëri” e shumë të tjera do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut shqiptar.

RCCOLA

Në shenjë mirënjohje për vlerat e saj të rralla si këngëtare, Vaçe Zela është nderuar në vitin 1973 me çmimin “Artiste e Merituar”, në 1977 “Artiste e Popullit” e mandej “Mjeshtre e madhe e punës” dhe “Qytetare Nderi e Lushnjës”.

Vaçe Zela ka marrë ”Diskun e Artë” nga Amerika për kontribut në shoqëri në vitin ‘97, është zgjedhur gruaja e vitit ‘97-‘98 në Kembridge të Anglisë, “Mikrofoni i Artë” nga Ministria e Kulturës e Kosovës, “Çmimi i karrierës” e shumë të tjera. Ndërsa Instituti Biografik Amerikan e rreshton në botimin e tij ndër 500 njerëzit më me influencë.