Eko Higjiena

USPE shënon 4 vjetorin e themelimit, Xhelili ndihet krenar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Selver Xhelili ish kryetari i Studentëve të UP-së si dhe senator në dy mandatet e kaluara flet për themelimin e Pro Evropianëve si domosdoshmëri e kohës që Anamorava të ketë përfaqësuesit e vet në UP. Vlerësimet Xhelili i jep në katër vjetorin e themelimit të USPE.

Selver Xhelili ndihet krenar që ishte themelues i Unionit të Studentëve Pro Evropian (USPE). Ai tash pas katër vitesh thotë se kjo organizatë studentore ka luajtur rol të madh në mbrojtjen, afirmimin dhe avancimin e vlerave studentore.

Xhelili për rajonipress thotë se ka pasur një synim të qartë për ta themeluar dhe udhëhequr fillimisht USPE. “Kisha një qëllim që ta forcojë pozicionin e studentëve të Anamoravës në Universitetin e Prishtinës. Këtë edhe e kemi arritur sepse tani studentët e Anamoravës janë të përfaqësuar denjësisht dhe janë shtyllë kyçe në zhvillimet e UP-së” thotë Xhelili.

Hidromorava

Xhelili tha se USPE kishte një plan program të standardeve evropiane dhe ishte pjesë e shumë ngjarjeve edhe në Bruksel ku edhe ka pasur të drejtë vote. “USPE u themelua më 2 shkurt 2010 dhe unë isha kryetari i parë i saj për të vazhduar pastaj rrugën time Selim Daku. Tani kjo organizatë është një armatë e tërë dhe e madhe ku ka kuadro të dëshmuara në të gjitha nivelet në bahchellor e mastar. USPE ka rregulla e disiplinë dhe në saje të kësaj motoje ne sot jemi një organizatë më prestigjioz enë UP”.

Xhelili thotë se USPE nuk ka keqpërdorur asnjëherë detyrat e saja që kishte.”Ne nuk ishim të ndikuar politikisht sepse ishim të interesuar që të zgjidhim problemet e studentëve dhe jetën e tyre më të mirë. Ne jemi pjesë e Studentëve Evropian me seli në Bruksel dhe kjo flet shumë sepse ata nuk lejojnë që politika të përzihet brenda studentëve” tha Xhelili./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.