Fundamenti

USPE mbajti Talk Show

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Unioni i Studentëve Pro Europian në vazhdën e aktiviteteve ka zhvilluar ngjarjen USPE TALK, ku u grumbulluan strukturat e USPE në Gjilan, për të shpalosur aktivitetin e kësaj organizate gjatë periudhës 2010-2012.

Në këtë takim morën pjesë Këshillat e Studentëve të Fakultetit të Edukimit, Juridik dhe Ekonomikut në kuadër të UP-së dhe UPGJ-së, poashtu dhe anëtarët e PS të UP-së dhe UPGJ-së nga radhët e USPE, mysafir nga shoqëria civile, partitë politike të komunës, mediet etj.

Selim Daku kryetar i USPE-së, shtjelloi në pika të shkurtra qëllimin e themelimit, misionin e organizatës, kontributin akademik që kjo organizatë ka dhënë dhe vazhdon të japë në UP, UPZ dhe UPGJ, aktivitetet më qëllim të ngritjeve të kapaciteteve nga të cilat gjatë 2010-2012 përfituan mbi dy mijë studentë në bashkëpunim më këto organizata KCIC, ANP, MDA, KCD, KVRL, KQVR, OSBE, KMI, Resurce Hub Prishtina, BEA INSTITUTE, YAC, të cilat janë falënderuar.

United Hospital

Në takim u përmendën edhe shumë vizita studimore të cilat janë realizuar, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi, Kroaci dhe Turqi, poashtu bashkëpunimi ndërkombëtarë me Universitete rajonale dhe evropiane.

Ai theksoi se USPE si e vetmja organizatë masive në Republikën e Kosovës është e pa ndikuar partiakisht dhe si e tillë do të vazhdojë të veproj.

Daku poashtu falënderoi të gjithë anëtarët që kanë dhënë kontribut në këtë organizatë, ata që po japin dhe inkurajoi të studentët e rinj të jenë pjesë e këtij përfaqësimi studentor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.