Hidromorava

Ushtrimet e rregullta trupore nuk parandalojnë plakjen e muskujve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ushtrimet e rregullta trupore nuk parandalojnë plakjen e muskujve, lëshimin e tyre e as humbjen e formës. Këto janë rezultatet më të reja të studimit të shkencëtarëve nga Universiteti “Loughborough” në Britaninë e Madhe.

Këto rezultate kontroverse bien ndesh me bindjet e deritashme, se mungesa e aktivitetit fizik çon deri te lëshimi, dobësimi i muskujve. Ky zbulim do të zhgënjejë me miliona ushtrues të pasionuar.

Uji Dea

Problemi më i madh i plakjes është lëshimi i muskujve, ku 25% e njerëzve është parë se nuk kanë kurrfarë dobie nga ushtrimet.
“Për disa njerëz, më mirë është që të përqendrohen te të ushqyerit adekuat dhe te gjumi kualitativ, sesa te bërja e ushtrimeve”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, dr Timmons.

Shembuj të të famshmëve te të cilët ushtrimet vetëm sa kanë vënë në pah venat dhe moshën, janë Madonna, Meg Ryan dhe Sarah Jessica Parker. /Telegrafi/