FITORJA

Ushtria e Kosovës, shqetësim për Rusinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë e ka marrë me shqetësim vendimin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakove të ligjeve për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri dhe ka paralajmëruar se “një vendim i tillë kërcënon stabilitetin e Ballkanit”.

Siç shkruan gazeta serbe “Novosti” Rusia disa herë ka paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare se pretendimet e tilla nuk janë në përputhje me Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë mund të ketë vetëm forca ushtarake shumëkombëshe nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, përcjell Telegrafi.

Uji Dea

“Askush nuk mund të japë garanci se të ‘ashtuquajturat’ forca të armatosura, kurrizi i të cilave përbëhet nga ‘terroristët e UÇK-së’, nuk do të përdoren kundër popullatës serbe në veri”, citon gazeta serbe tekstin e reagimit të diplomacisë ruse.

Më tej, sipas gazetës serbe, Ministria e Punëve të Jashtme Ruse, paralajmëron se ata që përkrahin Kosovën po përpiqen që me shpejtësi të riorganizojnë Forcat e Sigurisë së Kosovës në një ushtri, “për të transferuar sa më shpejt ish militantët nën ombrellën e NATO-s”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.