Uji Dea

Ushtarja izraelite: Në bikini e me mitraloz

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Fotografia e vajzës në bikini, me armën automatike të varur mbi supe, shumë shpejt u bë hit në rrjetin social Facebook.

Femra që nuk ka shumë rroba, por që është armatosur mirë, është anëtare e ushtrisë së Izraelit, ushtarët e të cilit shtet janë të detyruar të mos ndahen nga arma e tyre personale.

Uji Dea

Të gjithë anëtarët e ushtrisë izraelite janë të detyruar që me vete të bartin armët për të cilat ngarkohen në bazat ushtarake, pa marrë parasysh rrethanat. Gjobat për armë të humbura janë shumë të rrepta, ndaj ushtarët e pakujdesshëm mund të përfundojnë edhe në burgje.

Sipas ligjeve të Izraelit, pasi ta arrijnë moshën madhore, të gjitha femrat janë të obliguara që në ushtri t’i kalojnë dy vite. Femrat në Izrael përbëjnë një të tretën e forcave të armatosura dhe 50 për qind të oficerëve. /Telegrafi/