GRANDEMALL

Ushtari zviceran me prejardhje shqiptare dyshohet për abuzim seksual me një ushtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Për shkak të dyshimit të bazuar, pjesëtari i ushtrisë ishte arrestuar përkohësisht në Davos nga policia ushtarake. Ai do të mund të përjashtohet nga ushtria


Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror (WEF) të këtij viti në Davos, dyshohet se ka ndodhur një incident i rëndë në kaudër të trupave të ushtrisë zvicerane, transmeton albinfo.ch një lajm nga shtypi zviceran.

Kur ushtria zvicerane u vendos në WEF të këtij viti, thuhet se ka ndodhur abuzim seksual, përcjell “20 Minuten” gazetën javore “Weltwoche”. Fjala është për dyshimin se një anëtar i kompanisë së personelit të Zurich Inf-Bat 65 mund të ketë kryer një veprim seksual ndaj një ushtareje. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në javën e tretë të një kursi rifreskues të ushtrisë, pas mbrëmjes së kompanisë.

GRANDEMALL

Zëdhënësi i kryeauditorit të ushtrisë ka konfirmuar faktet për gazetën “Weltwoche” dhe i ka folur për “një proces në vazhdim”. Autori i dyshuar është një 26-vjeçar, shtetas zviceran me origjinë shqiptare. Për shkak të dyshimit të bazuar, pjesëtari i ushtrisë ishte arrestuar përkohësisht në Davos nga policia ushtarake.

Ai aktualisht është sërish i lirë pasi nuk i është caktuar masa e paraburgimit. Megjithatë, ka një urdhër hetimi ndaj tij, nga komandanti i batalionit Michael Schäppi, trasnmeton albinfo.ch. Akuza është “kryerje e një veprimi seksual”.

Siç thotë për “20 minuten” zëdhënësi i drejtësisë ushtarake Florian Menzi, ushtari në fjalë do të mund të përjashtohet nga ushtria. Aktualisht është e paqartë nëse do të hyjë në fuqi kjo masë. I pyetur nëse ushtari kishte rënë në sy edhe në të kaluarën, Menzi nuk dha asnjë informacion, duke iu referuar hetimeve në vijim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.