UBT

Ushtari sovjetik gjendet në Afganistan pas 33 vitesh

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Një ushtar sovjetik, që kishte humbur në Afganistan 33 vjet më parë, është gjetur në provincën perëndimore Herat.

Sipas BBC, ushtari jeton si një gjysëm nomad, ka marrë emrin afgan Sheikh Abudllah dhe praktikon mjekësinë bimore.

Ushtari, një uzbek etnik, u gjet nga ish- veteranët e luftës sovjetike.Ai u plagos në betejë në vitin 1980, pak muaj pas pushtimit sovjetik, dhe u shpëtua nga afganët vendas.

Komiteti i veteranëve përllogarit se janë edhe 264 ushtarë sovjetikë të humbur në Afganistan.Sheikh Abdullah është martuar, por gruaja e tij ka vdekur dhe nuk ka fëmijë.

Fundamenti

Në trup ka akoma gjurmët e plagëve të luftës.Ai kupton rusisht, por e flet shumë dobët.

Ai mund të kujtojë vendin e tij të lindjes dhe thotë emrat e disa të afërmve.Vëllai i tij tha se është i lumtur që ai u gjet, por shpreh dhimbje që prindërit nuk janë gjallë për ta takuar.

Së shpejti ai do takohet më të afërmit.Rreth 15 mijë ushtarë sovjetikë dhe më shumë se 1 milion afganë u vranë në luftën që zgjati për një dekadë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.