GRANDEMALL

Ushtari i UÇK-së dashuron serben në “Vendi im i bukur”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Beograd – Një dramë prekëse me elemente të komedisë e përthekuar në filmin “Vendi im i bukur” (My Beautiful Country) – që në gjermanisht ka një titull tjetër “Die Brücke am Ibar” (Ura mbi Ibër) – zhvillohet në Kosovën e luftës së vitit 1999.

Ky është filmi i gjatë debutues i regjisores gjermane Michaela Kezele, i realizuar vitin e kaluar si kooproduksion midis Gjermanisë, Serbisë dhe Kroacisë. Filmi në Münich ka fituar një çmim prestigjioz për lirinë e filmit gjerman, i cili kryesisht ndahet për filma në gjermanisht përderisa regjisores Kezele – e cila sipas biografisë është e lindur nga babai serb dhe nëna kroate – i është ndarë çmimi për regjinë më të mirë. Tashmë filmi ka mbërritur në Serbi. Sipas agjencisë së lajmeve “B92” ai është shfaqur të shtunën mbrëma në Qendrën Rinore në Beograd, në kuadër të FEST-it, një festival i njohur filmi në këtë vend.

Producenti ekzekutiv i këtij filmi, Miroslav Mogoroviq, citohet të ketë thënë se ky nuk është film politik, por ai është një rrëfim i ngrohtë njerëzor që në esencë trajton vlerat universale.

FIDANISHTJA

Filmi paraqet një rrëfim nga koha e bombardimeve të NATO-s dhe luftës në Kosovë. Vejusha e re, Danica (Zrinka Cviteshiq) bën një jetë të zorshme me dy fëmijët e saj, tek mundohet të mbijetojë në një fshat të vogël kosovar (përkatësisht serb) fare pranë qytetit të cilin lumi Ibër e ndan në pjesën serbe dhe atë shqiptare. Humbja e bashkëshortit, të cilin ia kanë vrarë shqiptarët, tek ajo dhe familja e saj ka lënë gjurmë të thella. Daniloja i vogël (që luhet nga Milosh Mesaroviq) prej atëherë nuk nxjerr asnjë fjalë nga goja përderisa vëllai i tij më i rritur Vlado (Andrija Nikçeviq) ka një fiksim: krejt kohën ëndërron se ka një biçikletë. Që t’i grumbullojë paratë për ta blerë biçikletën, për çdo ditë hidhet në lum e zë peshk të cilët ia shet për pak para pronarit të një dyqani ushqimor. Befas Ramizi (Mishel Matiçeviq), një ushtar i plagosur i UÇK-së strehohet në shtëpinë e saj dhe fshihet nga ushtarët serbë. Danica, jashtë çdo logjike, e pranon dhe nis t’ia shërojë plagët e kësisoj rrezikon krejt familjen e saj. Midis Danicës dhe Ramizit, lind dashuria. Në film, luajnë dhe aktorët të tjerë të njohur nga vendet e rajonit si: Danica Ristovski, Slavko Shtimac, Eva Ras, Suzana Petriçeviq, Velimir-Bata Zhivojinoviq.

Michaela Kezele, çmimin për regjisoren më të mirë me këtë film, e kishte marrë në kuadër të çmimit bavarez “Bernhard-Wicki” si dhe “Bayerischer Filmpreis” për regjisoren më të mirë të re.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.