Fundamenti

Ushtari austriak dyshohet për përdhunim të tri kosovareve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Të enjten në Klagenfurt të Austrisë është dashur të mbahej gjykimi ndaj një ish-ushtari rezervist që kishte shërbyer në Kosovë, i akuzuar për përdhunim dhe detyrim seksual të tri femrave kosovare në kohën sa ka qëndruar atje. Por, për shkak të një lëshimi teknik, harresës për të ftuar gjyqtarët porotë (laikë), procesi u desh të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Ish-nënoficeri, sot 37-vjeçar, sipas akuzës gjatë viteve 2009 e 2010 kishte detyruar femrat e atjeshme për veprime seksuale.

Të enjten në Klagenfurt të Austrisë është dashur të mbahej gjykimi ndaj një ish-ushtari rezervist që kishte shërbyer në Kosovë, i akuzuar për përdhunim dhe detyrim seksual të tri femrave kosovare në kohën sa ka qëndruar atje. Por, për shkak të një lëshimi teknik, harresës për të ftuar gjyqtarët porotë (laikë), procesi u desh të shtyhet për një kohë të pacaktuar.

Ish-nënoficeri, sot 37-vjeçar, sipas akuzës gjatë viteve 2009 e 2010 kishte detyruar femrat e atjeshme për veprime seksuale, shkruan orf.at. Për të marrë pjesë në këtë proces kishin ardhur dëshmitarët enkas nga Kosova. Për shkak të dështimit, ata u desh të ktheheshin në shtëpi pa mbaruar punë.

FITORJA

Përdhunim, detyrim seksual, shfrytëzim të pozitës, pastaj kërcënim dhe lëndim trupor, të gjitha këto vepra penale përfshihen në aktakuzën ndaj austriakut.

Forcat e armatosura të Austrisë (Bundesheer) menjëherë pas bërjes së njohur të akuzave, në vitin 2011, kishin ngritur padinë penale kundër ushtarakut.

Tri viktimat kishin qenë të punësuara si staf lokal, në shërbim të nënoficerit austriak, i cili ishte i angazhuar në punë administrative në kampin e ushtarëve të Austrisë./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.