Ushtarët amerikan mysafir në shtëpinë e Pacollit
Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka pritur mysafirë të veçantë në shtëpinë e tij. Rreth 15 oficer dhe ushtarakë amerikanë kanë vizituar ish presidentin e Kosovës në rezidencën e tij në Hajvali.
Që nga viti 1999 kur janë vendosur në Kampin Bonsteel në Sojevë ushtarët amerikanë kanë qenë shumë të mirëpritur nga populli i Kosovës, por nuk është parë deri më këtë rast që ata të kenë vizituar në shtëpitë e tyre liderët kosovarë. “Sot pata nderin që të mirëpres në shtëpinë time disa prej ushtarëve amerikan që shërbejnë në Kosovë. u shpreha këtyre djemve, mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për kontributin në sigurinë dhe lirinë e Kosovës. Miqësia me SHBA-në është e përjetshme” ka shkruar Pacolli në faqen e tij në facebook, raporton Rajonipress.


