RCCOLA

Ushtarë të KFOR-it Amerikan bashkë me Policinë e Kosovës ndanë lodra për nxënësit në Jasenovik

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – KFOR-i Amerikan në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka ndarë dhurata dhe lodra të ndryshme nxënësve në shkollën fillore, ku mësojnë bashkë nxënës të etnive të ndryshme në fshatin Jasenovik, Komuna Novobërdës.

Në këtë event në lokalet e shkollës fillore të këtij fshati prezent ishin edhe Kleri nga komuniteti Mysliman, Ortodoksë, prindër, arsimtarë, drejtoria e shkollës, si dhe nxënës të shumët që i dhanë gjallëri këtij ambienti me recitime të mrekullueshme. Fare në fund të pranishmit i gëzuan të gjithë fëmijët me lodra dhe dhurata të ndryshme.

UBT

Policia e Kosovës, KFOR- i, si dhe faktorët tjerë relevantë dhe strukturat e sigurisë janë të përkushtuar që të punoj sa më tepër me nxënësit e të gjitha etnive dhe niveleve dhe të krijojnë siguri dhe ambient prosperues për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/