RCCOLA

Ushtarë të ARM-së nderuan dëshmorët e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në mënyrë institucionale në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, të hënën për herë të parë në Sllupçan të Kumanovës iu bë homazh dëshmorëve dhe martirëve të luftës së 2001. Para dëshmorëve u përkulën edhe pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM).

Para tyre u përkulën për herë të parë edhe pjesëtarë të ARM-së që shoqëroheshin nga zv.kryeministri Musa Xhaferi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, ai i drejtësisë Blerim Bexheti dhe zv.ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami.

“Sot është 13 gushti dhe gjithë vëmendja e përkushtimi duhet të drejtohet këtu në Sllupçan. Ne e zgjodhëm si vendin më simbolik për arsye se dëshmorët, ata që dhanë gjakun janë më meritorët që u arrit paqja dhe po garantohet interesi jonë kombëtar shqiptar dhe bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që sot të përkujtojnë kujtimin e tyre dhe të ndërgjegjësohen për të realizuar amanetet në interesin tonë kombëtar demokratik, që të përparojë vendi dhe të integrohemi në strukturat e NATO-s dhe BE-së atje ku janë popujt e civilizuar dhe përparuar.“Lavdi të gjithë dëshmorëve, lavdi veprës së tyre”, tha Xhaferri, raporton Alsat M.

Fundamenti

Por ajo që ra në sy ishte mosprezenca e ministrave maqedonas nga radhët e VMRO DPMNE-së edhe pse e veçanta ishte se para dëshmorëve të UÇK-së në Sllupcan u përkulën pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë që në vitin 2001 luftuan njëri kundër tjetrit.

Askush nga delegacioni qeveritar i BDI-së nuk deshi të prononcohet dhe të sqaroj pse në mesin e delegacionit të tyre nuk ishte asnjë koleg nga radhët e partisë kryesore në koalicionin qeverisës, VMRO-DPMNE-së. /Telegrafi/