Eko Higjiena

Ushqimi të cilin nuk e duron pankreasi

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Dieta të cilin do t’ua përcaktojë mjeku nëse vjen deri inflamacioni i pankreasit është shumë e rreptë, ndërsa pasojat e mosmbajtjes janë edhe më problematike. Shmangni këto situata ekstreme me kohë duke pasur kujdes se sa dhe cilat ushqime do t’i konsumoni gjatë ditës.

Pankreasi është organ i cili është pjesë e sistemit endokrin, ndërsa gjendet pas stomakut. Më së shumti njihet për atë që sekreton insulinën, hormonin i cili kontrollon nivelin e sheqerit, d.m.th. glukozës në gjak.

Pankreasi i shëndetshëm vazhdimisht rregullon nivelin e sheqerit në gjak, duke e bërë të njëtrajtshëm ashtu që sekreton insulinën në sasinë e cila saktësisht i përgjigjet reduktimit dhe rritjes së nivelit të glukozës. Hormonin e insulinës e prodhojnë beta-qelizat të cilat gjenden në pankreas. Nëse beta-qelizat nuk prodhojnë mjaft insulinë, vjen deri te rritja e nivelit të glukozës në gjak, respektivisht hiperglikemia.

Dukuria e kundërt, niveli i zvogëluar i glukozës në gjak, quhet hipoglikemi. Mëlçia i ndihmon pankreasit në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak ashtu që ruan glukozën e tepërt në formën e cila quhet glikogjen. Kur e merr udhëzimin nga pankreasi, mëlçia përsëri e shndërron glikogjenin në glukozë, të cilën mund ta përdorë më vonë trupi.

Përveç kësaj, pankreasi prodhon një varg enzimash që ndihmojnë në procesin tretës. Në rastin e zhvillimit të inflamacionit në pankreas mund të zhvillohet pankreatitisi.

Ushqimi luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e kushteve që mund ta dëmtojnë pankreasin

Alergjenët

Hidromorava

Nëse keni tolerancë të ulët ose jeni të ndjeshëm në ndonjë ushqim, mos e hani sepse mund të çojë deri te rritja e radikaleve të lira në sistemin tuaj, por edhe të inflamacioneve të lidhura me pankreatitisin. Në Universitetin Maryland Medical Center kanë konkluduar që alergjenët rrisin rrezikun nga zhvillimi i problemeve me pankreas. Alergjenë mund të jenë qumështi, djathi, vezët dhe produkte të tjera qumështore, si edhe ushqimet, të cilave u janë shtuar aditivët kimikë dhe konservansët, gruri, misri dhe soja.

Transyndyrat dhe yndyrat në përgjithësi

Ushqimet e përpunuara industrialisht të pasura me acidet transyndyrore (margarinë, ushqimet e fërguara në vajra bimore dhe ëmbëlsirat) mund të çojnë deri te zhvillimi i gurëve të tëmthit. Një nga shkaqet kryesore të pankreatitisit është kur guri i tëmthit bllokohet në tëmth dhe bllokon kanalin i cili liron enzimat e nevojshme për përpunim adekuat të ushqimit. Duheni ta reduktoni sasinë e mishit të përpunuar të kuq dhe në vend të kësaj proteinat t’i merrni nga burimet joyndyrore, siç janë peshku dhe fasulet. Duhet të reduktohen, dhe nëse është e mundshme të përjashtohet komplet ushqimi i përpunuar, i pjekur dhe ushqimi i fërguar me vajra të pashëndetshme. Trupi nuk mund të përpunojë ose tretë ushqimin e yndyrshëm nëse pankreasi nuk prodhon mjaft enzime të tretjes.

Sheqeri

Përmbahuni të mos e teproni me ushqim të ëmbël, ëmbëlsirat dhe drithërat për kafjall, të cilat janë të mbushura me sheqer. Në MayoClinic.com paralajmërojnë që nëse nuk e ndërroni ushqimin, simptomat kronike të pankreatitis mund të zhvillohen në kancerin e pankreasit. Përveç kësaj, shumë ushqime të pasura me sheqer po ashtu përmbajnë sasi të mëdha të yndyrave, çka është kërcënim edhe më i madh.

Ngrënia e tepërt

Përveç që është mirë të reduktohet sasia e yndyrave të ngopura dhe transyndyrave nga ushqimi, duhet ta reduktoni edhe sasinë e përgjithshme të ushqimit që konsumoni. Ngrënia e tepërt ngarkon pankreasin, çka çon deri në dëmtime dhe pankreatitis. Përveç kësaj, trashja është edhe faktor i rrezikut për pankreatitis. Reduktimi i konsumit të yndyrave dhe shpenzimi i përgjithshëm i kalorive janë të mira edhe për pankreasin, por edhe për organet tjera.