UBT

Ushqimi që mund ta zëvendësojë brushën për dhëmbë

/ 2 minuta lexim

Higjiena themelore e gojës nënkupton larjen e dhëmbëve pas secilës shujtë. Duke marrë parasysh që nuk jemi gjithmonë në mundësi që pas secilës shujtë ta marrin brushën dhe pastën për dhëmbë mund t’ia dalim me pastrues natyral të dhëmbëve.

Ngrënia e disa pemëve dhe perimeve të forta ben pastrimin e pështymës e cila shkatërron bakteret dhe stemën e dhëmbëve, dhe kështu dhëmbët tuaj i mban të pastër dhe të shëndetshëm.

Top tre artikujt ushqimorë të cilët i pastrojnë dhëmbët:

Molla

Molla përmban fosfor, kalcium dhe flour dhe në këtë mënyrë parandalon kariesin. Është vërtetuar që kjo pemë i pastron dhëmbët më mirë se cilado brushë tjetër e dhëmbëve dhe atë dyfish- edhe mekanikisht edhe fizikisht.

RCCOLA

Karrota

Me ngrënia e karotës stimulojmë pështymën e cila na ndihmon që të largojmë ushqimin e mbetur në dhëmbë. Përveç kësaj, karota ndikon si brushë për dhëmbët e tuaj dhe mishrat e dhëmbëve.

Selino

Selino i mbron dhëmbët në dy mënyra. Ngrënia e selinos shkakton taitjen e materieve të cilat neutralizojnë bakteriet që shkaktojnë kariesin. Gjithashtu, ky artikull ushqimor depërton edhe në mes të dhëmbëve, masazhon mishrat dhe pastron gojën.