KKVITI

Ushqimi gjysmë i gatshëm rrit rrezikun për depresion

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Të gjithëve na ndodh që të konsumojmë ushqime gjysmë të gatshme, ndonjëherë për shkak të dembelisë e ndonjëherë për dëshirë.

Mirëpo del se konsumi i këtyre ushqimeve rrit rrezikun e depresionit.

Këtë e thotë edhe një studim i fundit, gjë që ka bërë që të kërkohet nga mjekët të këshillojnë dieta për pacientët, si pjesë e trajtimit për depresion.

Personat që ndjekin një dietë tradicionale mesdhetare janë më pak të predispozuar të preken nga depresioni, për shkak të peshkut, frutave, farave dhe perimeve që përmban kjo dietë dhe që mbrojnë njerëzit nga problemet e shëndetit mendor.

Uji Dea

Publikuar në gazetën “Psikiatria molekulare”, studimi është në të vërtetë një analizë e kërkuesve nga Britania, Spanja dhe Australia, që kanë ekzaminuar 41 studime të mëhershme mbi lidhjet mes dietës dhe depresionit.

Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrna apo sheqer, apo që janë shumë të përpunuara, sipas studimit çojnë në inflamacion jo vetëm të zorrëve, por të të gjithë trupit, që njihet si inflamacion sistematik.

Në këtë aspekt, pasojat e dietave të varfra janë të ngjashme me ato të duhanpirjes, ndotjes, obezitetit dhe mungesës së ushtrimeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.