UBT

Ushqimet tradicionale vlerë e një qyteti

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në kuadër të aktiviteteve të shumta që organizohen nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë e Sportit në Kamenicë, në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati” është mbajtur tryeza ” Ushqimet tradicionale-vlerë kulturore“.

Drejtori i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Faton Krasniqi, ka thënë se kjo tryezë është financuar dhe përkrahur prej Ministrisë Kulturës, kurse projekti është i drejtorisë së Kulturës.

RCCOLA

“ Ne kemi filluar festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë me turnirin e notit që është mbajtur të shtunën, sot me trashëgiminë kulturore të ushqimeve tradicionale, ndërsa këtë të shtunë e kemi turnirin e volejbollit në plazh dhe do të vazhdojmë me një koncert për bashkatdhetarët tanë dhe aktivitete të tjera” tha Krasniqi./rajonipress/