Ushqimet që u nevojiten në ditët e ftohta
Jemi në ditët më të ftohta të vitit dhe temperaturat tejet të ulëta bëjnë që të kemi më shumë nevojë për energji, të kemi një lëkurë të pastër e cila thahet dhe krijon puçrra apo skuqje më shpejt. Studimet e fundit të shkencës kanë vërtetuar se nuk janë vetëm ditët e zymta të vitit të cilat ndikojnë në gjendjen tonë emocionale, por mbi të gjitha janë ushqimet që ne konsumojmë. Nëse ushqehemi në mënyrë të shëndetshme i shmangim si zemrës ashtu edhe lëkurës problemet e ndryshme që shkaktohen gjatë periudhës së ftohtë të vitit. Më poshtë do të gjeni disa prej strategjive më të fundit të cilat u tregojnë se cilat ushqimet u nevojiten gjatë kësaj periudhe.
– Drithërat, orizi: Temperaturat e ulëta ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek lëkura juaj. Pasojat mund të jenë nga më të ndryshmet dhe mund të shkaktojnë deri edhe tharje të saj. Një studim i fundit ka treguar se të gjitha femrat t


