FIDANISHTJA

Ushqimet që përmirësojnë përqendrimin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse dëshironi ta përmirësoni përqendrimin tuaj, si fillim do të ishte mirë të përfshini këto ushqime në menynë tuaj. Pasi janë natyrale dhe të shëndetshme, ju ndihmojnë të përmirësoni shëndetin në përgjithësi.

PESHKU

Peshku i ujërave të ftohta (salmoni, toni dhe skumbri) kanë sasi të mëdha dhe cilësore me aminoacidet omega 3. Këto acide natyrale janë të dobishme për sistemin qendror nervor, sepse e forcojnë atë te të rriturit dhe ndihmojnë në zhvillimin e tij te fëmijët. Kështu, konsumoni këto lloje të peshkut, kombinojeni me një sallatë të freskët.

JOGURTI

Prodhimet e qumështit janë të mira për shëndetin, pasi përmbajnë kalcium dhe nutriente. Kur flasim për jogurtin, ky ushqim rekomandohet për ata që kanë telashe me përqendrim dhe në vëmendje. Kjo pasi jogurti përmban antioksiduesin tirosone që ndihmon n prodhimin e neurotransmetuesve që përmirësojnë kujtesën.

BORONICAT

Është e mahnitshme se si ky fryt kaq i vogël ka kaq shumë dobi për shëndetin. Boronicat përmbajnë sasi të madhe me antioksidues që aktivizojnë enzimat në tru dhe ndihmojnë me kujtesën dhe përqendrimin. Mund të hani gjysmë gotë me boronica të përziera me jogurt dhe ta ndjeni efektin çudibërës të tyre.

FIDANISHTJA

BANANET

Janë të shijshme dhe ngopin, e mund të përdoren edhe në qindra receta të tjera. Bananet kanë shumë kalium si dhe vitaminë C, magnez dhe fibra. Shkaku i kësaj, ato konsiderohen si ushqimi i përsosur për kujtesën. Posedojnë edhe vitamina B që ndihmon në prodhimin e neurotransmetuesve që lidhen me përqendrimin.

MISHI I PULËS

Për të pasur përqendrim më të mirë, truri i njeriut ka nevojë për shumë proteina. Kur ta konsumojë, trupi liron një aminoacid të quajtur tirosine. Ky aminoacid ndihmon të mendojmë më shpejtë dhe më qartë. Mishi i pulës përmban proteina cilësore. Provoni ta konsumon dy herë brenda javës.

ÇOKOLLATA

Nëse hani një pjesë të vogël çokollatë para se t’i qaseni një mësimi apo provimi, apo para se ta përgatitni një raport me rëndësi jetike, do të keni rezultate më të mira. Është me rëndësi që çokollata të ketë sa më shumë kakao. Ky përbërës e stimulon sistemin nervor, sekreton endorfinë dhe redukton ankthet.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.