FITORJA

Ushqimet që nuk hahen dimrit, ja me çfarë t’i zëvendësoni

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Sa më shumë kohë të kalojë midis vjeljes së një prodhimit dhe konsumimit të tij, aq më pak vlerë ushqyese ka ai produkt. Prandaj, ushqimin duhet bazuar në ushqimet e shëndetshme dhe të shmangen ato që nuk janë ‘sezon’.

SHPARGUJT

Shpargujt i hasim gjithë vitin, por më të mirë janë në pranverë, kur janë më të fortë dhe më të shijshëm. Shpargujt e dimrit vijnë nga Amerika Latine dhe janë pa shije. Në vend të tyre zgjidhni: Lakrën jeshile, e cila është përplot me vitamina C, që e forcon sistemin imun dhe përmban edhe vitamina K që i forcon eshtrat. Ta konsumoni me proshutë.

PJESHKA

Vera është sezoni kryesor i pjeshkave, atëherë janë të lëngshme dhe të ëmbla. Pas verës vështirë t’i gjejmë. Nëse pjeshkat i shihni gjatë dimrit, me gjasë janë nga Amerika Latine. Në vend të tyre zgjidhni: Agrumet si portokajtë, që janë përplot me lëng të thartë-të ëmbël dhe përplot me minerale dhe vitamina që e ruajnë organizmin nga sezoni i ftohjeve dhe gripit.

BIZELJA E FRESKËT

Kokrra e ëmbël e bizeles është ëmbëlsirë pranverore që konsiderohet si një nga frutat më të pastër në treg. Nëse bizelen e hasni gjatë dimrit, fryti do të jetë i ngrirë dhe me pak shije. Në vend të tyre zgjidhni: Bizelen e ngrirë nga frigoriferi, që është kultivuar kur e ka pasur sezonin, dhe ka shijen më të përafërt me bizelen e ‘vërtetë’.

FIDANISHTJA

DREDHËZAT

Nëse hani dredhëza gjatë dimrit, ta dini se që nga gjysma e verës ka mbetur e ngrirë diku. Dredhëzat e tilla nuk kanë shije, e edhe vlerat ushqyese i ka humbur. Në vend të tyre zgjidhni: Fruta të ngrirë të malit që janë ruajtur kur kanë qenë të lëngshme, e më së miri kombinohen në përgatitjen e ëmbëlsirave të pjekura.

BORONICAT

Jo vetëm se boronicat janë të shtrenjta në muajt e dimrit, por në to ka edhe më pas sasi me vitamina C si dhe janë të prira për të helmuar. Në vend të tyre zgjidhni: Boronica të ngrira ose ato të freskëta, që përmbajnë sasinë e njëjtë me antioksidues.

DOMATJA

Me fundin e verës domatja ofron shijen maksimale dhe aromën. Nëse një prej tyre ka ndenjur më gjatë se një muaj në frigorifer, të jeni të bindur se e kanë humbur shijen e freskinë. Në vend të tyre zgjidhni: Të freskëtat janë më të mirat, por gjatë dimrit ju vjen në shërbim në përgatitjen e supës dhe salcave.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.