RCCOLA

Kush nuk duhet ta konsumoj qumështin e lopës

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Qumështi është shumë i shëndetshëm dhe ushqyes. Përmban të gjitha makro elementet. Por, ekzistojnë njerëz që konsumimi i qumështit sjell kontradikta.

Kush nuk guxon ta konsumojë qumështin e lopës:

RCCOLA
  1. Njerëzit që janë jotolerantë në laktozë. Zakonisht shfaqet në dy forma – si mungesë e laktozës (mungesë e enzimave për tretje të qumështit) dhe në formë të alergjive në proteinat e lopës.
  2. Qumështi është prodhim kalorik, prandaj nuk u sugjerohet njerëzve me mbipeshë, sidomos në kombinim me qumësht dhe sheqer.
  3. Ata që vuajnë nga sëmundjet e tretëse, çrregullimeve metabolike, sëmundjeve të veshkave ose traktit urinar.
  4. Pas moshës 50 vjeçe sasinë e qumështit duhet pakësuar, sepse në këtë moshë mundet të shkaktojë zhvillim ose përparim të arterosklerozës.
  5. Njerëzit me sëmundje në të cilat shtohet sekretimi i mukozës, për shembull ata me bronkitis. 6. Qumështi i lopës është kontradiktë për fëmijët deri një vjet, sepse mund të shkaktojë reaksione alergjike.

(Kosova Sot Online)