Fundamenti

Ushqimet që mbrojnë nga gripi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në mënyrë që të mbeteni të shëndetshëm në sezonin e dimrit plot me ftohje dhe grip, duhet të ushqeheni shëndetshëm.

BORONICAT

Boronicat kanë më shumë antioksidues se secila pemë dhe perime tjetër. Boronicat përmbajnë më shumë anticianë, antioksidues që parandalon kancerin dhe është burim për vitamina C, mangan dhe fibra.

LIMONI

Pos se është përplot me vitamina C, limoni parandalon bakteret dhe viruset. Limonin do të ishte më së miri ta përdorni në vend të sheqerit dhe kripës, të cilët e dobësojnë sistemin imun. Mëngjesin e filloni me pemë, e në vend të sheqerit, lageni me lëng limoni.

KIVI

GRANDEMALL

Kivi përmban midis 90 dhe 110 miligramë vitamina C, që është më shumë se një portokall. Kivi është burim për kalium, mineral që është i rëndësishëm për muskuj dhe nerva, e po ashtu është përplot edhe me vitamina E, vitaminë kjo e cila e forcon sistemin imun. PAPAJA Papaja ka përbërës kundër inflamacioneve dhe është burim i madh për vitamina C. Vetëm një papajë e freskët organizmit i siguron madje 313 për qind të nevojave ditore me vitamina C. Pos kësaj, papaja është burim për betakarotinë, fitonutrient që përmban vitamina A.

XHENXHEFILI

Nëse keni ndjenjë se mund t’ju prekë ftohja apo gripi, organizmin ta forconi me xhenxhefil që me sukses i zbut simptomat e ftohjes dhe i pastron organet e frymëmarrjes. Hidhni disa copëza xhenxhefil në ujë të vluar dhe kënaquni me pijen.

PANXHARI

Panxhari është burim për antioksidues dhe magnez, mineral ky i cili ndihmon në funksionimin e muskujve dhe të nervave, e sidomos është i pasur me folate. Vitamina B ndihmon në parandalimin e mangësive, prandaj është shumë i rëndësishëm për shtatzënat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.