Ushqimet që kurrë nuk duhet t’i hani në lukth të thatë

Jogurti, kafeja ose lëngu i portokallit – janë ushqimet që shumica e njerëzve i konsideron si të përsosur për mëngjes. Për fat të keq, të pakët janë ata që e dinë se ushqimi i caktuar thjesht nuk i pëlqen lukthit. Nëse ndonjëherë jeni pyetur se çfarë është mirë të hani dhe çfarë të mos hani në lukth të thatë, ju sjellim një listë më të detajuar që duhet t’i hani, përkatësisht t’i anashkaloni.
Nëse për shujtë të parë hani këto ushqime, e ankoheni në urth ose dhimbje në lukth, është koha e fundit të ndaloni, sepse kjo është lista e ushqimeve më të padëshiruara për kafjall:
– ëmbëlsira,
– jogurt dhe ushqime e tjera nga qumështi i fermentuar,
– dardhë, banane,
– domate, tranguj dhe perime të tjera të gjelbra,
– ushqime të erëzuara,
– pije të ftohta të gazuara,
– agrume.
Nga ana tjetër, këto janë ushqimet që mund t’i hani për kafjall dhe do të ndiheni si më së miri: – bollgur, – hikërror, – flluska misri, – vezë, – shalqi, boronica, – lajthi, – mjaltë.
(Kosova Sot)