FITORJA

Ushqimet, që ju ndihmojnë ta mposhtni gripin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ndryshimi i motit dhe shprehitë jo të mira të ushqimit mund t’ju lënë të ekspozuar ndaj problemeve të ndryshme shëndetësore, e më i shpeshti është gripi. Megjithëse ka shumë ilaçe që ndihmojnë, në vijim ju sjellim ushqimet, që ndikojnë kundër gripit.

HUDHRA

Hudhra është e pasur me përbërës, që kanë veti kundër viruseve. Këto substanca parandalojnë virusin e gripit. Për t’i thithur të gjitha vetitë shëruese të hudhrës, përtypni pak thelb të hudhrës çdo 3-4 orë. Po ashtu, mund ta shtypni hudhrën dhe ta shtoni në mjaltë.

LULELAKRA

Kjo perime është një tjetër ushqim, që parandalon gripin, sepse është e pasur me shumë antioksidues, që e përmirësojnë dhe forcojnë sistemin imun. Nutrientet në lulelakër ndihmojnë tretjen, derisa ofron edhe vitamina e minerale.

ERËZAT

FIDANISHTJA

Duke shtuar pak erëza në ushqimin tuaj, kjo është një nga mënyrat për të mbajtur gripin larg. Shafrani, kanella, këto erëza ndihmojnë forcimin e sistemit imun. Nëse ndiheni se po prekeni nga gripi, përzieni gjysmë lugë koriandri dhe kanelle, plus ¼ e lugës pluhur xhenxhefili në ujin që vlon. E pini kur të ftohet.

KAROTAT

Karotat po ashtu ia vlejnë t’i përfshini në ushqimin tuaj, pasi përmbajnë betakarotinë, e cila përkrah membranën e mukozës dhe traktin respirator. Në shkëmbim, karotat parandalojnë ngjitjen e baktereve në trup, duke mos shkaktuar telashe si, gripin.

BORONICAT

Kur bëhet fjalë për mposhtjen e gripit, konsumimi i boronicave dhe frutave të tjera të malit, është mënyra për t’u mbrojtur nga gripi. Kjo për faktin se boronicat janë të mbushura me antioksidues, që luftojnë viruset e gripit ose bakteret. Mjekët rekomandojnë të hani gjysmë gotë me boronica, për sistem më të fortë imun.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.