Fundamenti

Ushqimet që ju fryjnë pa e ditur

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Darka, si vakti i fundit i ditës luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.

Përzgjedhja e ushqimeve të duhura është faktor jo vetëm i një gjumi të qetë e të pa trazuar por edhe i problemeve me tretjen.

Një nga këto probleme, është fryrja, e cila është e sikletshme dhe mund të na lërë gjithë natën pa gjumë.

Ushqimet e darkës që ju fryjnë pa e ditur
Fryrja në stomak mund të burojë nga një sërë problemesh si:

Konsumi i tepruar i fibrës

KonstipacioniSindroma e zorrës së Irirituar
Konsumi i tepruar i ushqimeve të fermentuara.

Ushqimet e mëposhtme kanë tendencën të shkaktojnë fryrje në stomak nëse i konsumoni në darkë.

Mishi i kuq me yndyrëUshqimet me bazë shtazore dhe tepër të yndyrshme janë të tmerrshme për tretjen. Ato kërkojnë shumë kohë për tu tretur dhe shkaktojnë fryrje dhe rëndesë në stomak.

Përpos tyre, kripa luan një rol në tretje sepse organizmi mbledh më shumë ujë prej saj.

Ushqimet Pikante

Ushqimet pikante dhe me fibër fermentohen në stomak sepse kërkojnë shumë kohë për tu tretur duke shkaktuar kështu një grumbullim të dëmshëm të gazrave në stomak.

Fryrja që do të përjetoni prej këtyre ushqimeve do ju lërë gjithë natën pa gjumë.

Brokoli, lulelakra dhe lakrat e vogla

ARKATANA

Ushqime të tilla kanë tendencën të shkaktojnë fryrje dhe gazra tek disa njerëz. Për më tepër, ato përmbajnë një karbohidrat kompleks që fermentohet në stomak dhe nxit prodhimin e gazrave.

Ekspertët e AgroWeb këshillojnë që ushqime të tilla të integrohen ngadalë në regjimin ushqimor deri sa stomaku të mësohet ngadalë me tretjen e tyre.

Ushqimet që eliminojnë fryrjen e stomakut?

Ushqimet e mëposhtme jo vetëm që nuk ju fryjnë por edhe ndihmojnë në mbarëvajtjen e tretjes

Kivi

Kivi është një frut shumë i pasur me fibër.

Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër javë me radhë eliminon konstipacionin dhe fryrjet e stomakut.

Çaji i nenexhikut

Ky çaj është përdorur prej shekujsh për të përmirësuar tretjen dhe zgjidhur problemet e stomakut.

Studimet thonë se ky çaj ose suplementët e nenexhikut mund të konsumohen rregullisht për katër javë. Në këtë mënyrë ato do të përgjysmojnë simptomat e problemeve me tretjen dhe do të shfryjnë stomakun.

Bananja

Ky frut është një burim shumë i pasur i fibrës e cila ushqen bakteret e mira në stomak dhe përmirëson tretjen. Gratë që hanë dy banana në ditë për 2 muaj me rradhë kanë një bark më të sheshtë./agroweb

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.