Ushqimet që e forcojnë sistemin imun në luftimin e ftohjeve dhe gripit

Ka ardhur përsëri kjo periudha e vitit dhe, nëse dëshironi të mos ju përsëritet gripi dhe ftohjet, konsumoni këto ushqime që forcojnë sistemin imun, në mënyrë që të mposhtni gripin dhe ftohjet.
KAROTAT
Karotat janë të pasura me betakarotinë dhe vitaminë A, që ndihmon trupin tuaj në riparim të sistemit imun. Vitamina A ndihmon në luftimin e radikalëve të lirë dhe kështu parandalon dëmtimin e qelizave. Provoni t’i konsumoni të papërpunuara, në sallatë, supë…
KEFIRI
Kefiri është superushqim i mbushur me probiotikë. Në vitin 2012, studimi i publikuar në “British Journal of Nutrition”, ka gjetur fakte se probiotikët mund të reduktojnë simptomat dhe përshpejtojnë kohën për shërimin nga ftohja e zakonshme. Probiotikët promovojnë shëndetin imun.
VEZËT
Vezët në mëngjes ju dhurojnë një dozë të pasur me selen, që ju ndihmon t’i mbani të fortë sistemin imun dhe funksionimin si duhet të gjëndrave tiroide. Vezët po ashtu përmbajnë sasi të lartë me proteina aminoacide. Proteinat përkrahin sistemin imun, që lufton ftohjen dhe gripin.
KIVI
Kivi përmban sasi të madhe me karotenoide, polifenole dhe vitaminë C. Vitamina C kontribuon në ruajtjen e integritetit të qelizave, duke i mbrojtur ato gjatë inflamacioneve. Studimet tregojnë se marrja e vitaminës C redukton kohëzgjatjen e sëmundjes në një person të shëndetshëm.
SUPA E PULËS
P o, është e mirë për shpirtin – dhe për sistemin imun. Studimi i publikuar në revistën “American Journal of Therapeutics” ka gjetur fakte se supa e pulës me të vërtetë ndihmon sistemin imun që të luftojë gripin. Supa vepron kundër inflamacioneve dhe shpejton mukozën e hundës, duke hequr kongjestionin.
FARAT E KUNGULLIT
Farat e kungullit janë të pasura me zink, që është esencial në heqjen qafe të ftohjes dhe gripit. Studimet kanë treguar se zinku mundet ta riparojë sistemin imun. Zinku po ashtu është i nevojshëm për funksionimin e qelizave T. Hani një grusht fara dhe shtoni zinkun në organizmin tuaj.
(Kosova Sot)