ARKATANA

Ushqimet që duhen evituar kur jeni duke marrë antibiotikë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

A e dini se disa ushqime dhe pije mund ta pengojnë procesin tuaj të shërimit, meqë pengojnë ndikimin e antibiotikëve?

PRODUKTET E QUMËSHTIT

Djathi, yndyra e qumështit, qumështi, gjalpi, akullorja – këto dhe produktet e tjera të qumështit duhet t’i evitoni derisa jeni duke marrë antibiotikë. Kalciumi i cili gjendet me të madhe në këto produkte mund ta zvogëlojë absorbimin e antibiotikëve. Por, jogurtin mund ta merrni, meqë ai ka shumë probiotikë, të cilët parandalojnë diarrenë e shkaktuar nga antibiotikët, transmeton gazeta Kosova Sot.

USHQIMET E PASURA ME HEKUR

Sikur edhe kalciumi, hekuri pengon absorbimin e antibiotikëve. Mëlçia e pulës, mishi i kuq, arrat, pemët e gjelbra me fletë, çokollata e errët, të gjitha këto ushqime përmbajnë hekur dhe duhen evituar derisa jeni duke marrë antibiotikë.

ALKOOLI

Evërteta është se alkooli nuk ndikon në absorbimin e antibiotikëve në organizëm, por ai shton efektet anësore të tyre, sikur që janë: marramendja dhe problemet gastrointestinale, sikur që është diarreja. Prandaj, të paktën derisa jeni duke marrë antibiotikë, mos pini alkool.

Hidromorava

AGRUMET

Që të gjithë ne e dimë se agrumet ndihmojnë në shërimin më të shpejtë nga shumë sëmundje, meqë përmbajnë vitaminë C. Por, nëse jeni duke marrë antibiotikë, atëherë agrumet duhet t’i evitoni, meqë portokajtë, mandarinat, limonët dhe sidomos grejpfruti mund të kenë ndikim negativ në absorbimin e antibiotikëve.

USHQIMET DHE PIJET ACIDIKE

Edhe ushqimet dhe pijet acidike duhen evituar derisa merrni antibiotikë. Edhe në këtë rast kjo është kështu, për shkak se ushqimet dhe pijet e tilla pengojnë absorbimin adekuat të antibiotikëve. Pra, derisa jeni duke marrë antibiotikë, evitoni marrjen e çokollatës dhe domateve. Pastaj, mos pini verë, kafe, sodë dhe pije të tjera pa alkool.

USHQIMET ME SHUMË FIBRA

Përfshirja e ushqimeve me shumë fibra në menynë tuaj të përditshme është shumë e dobishme. Por, kjo nuk vlen nëse jeni duke marrë antibiotikë, meqë ushqimet me fibra ngadalësojnë zbrazjen e lukthit, gjë që ndikon në absorbimin e antibiotikëve dhe të ilaçeve të tjera, duke e zvogëluar atë.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.