Hidromorava

Boronicat ndër frutat më të shëndetshme në botë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Boronicat renditen në krye të listës për aftësitë antioksiduese, krahasuar me 40 lloje frutash të tjera.

Studiuesit amerikanë kanë arritur në përfundimin se boronicat janë shumë efektive për të luftuar radikalet e lira, kolesterolin e lartë dhe infeksionet.

Luftojnë plakjenBoronicat përmbajnë antioksidantë, të cilat luftojnë procesin e plakjes.

Luftojnë kancerin

Boronicat kanë në përbërje të tyre elementë, të cilët nxisin disa lloj enzimash të parandalojnë kancerin dhe rritjen e qelizave tumorale në rast të shfaqjes.

Lehtësojnë diarrenëNë Suedi, boronicat e thata përdoren për të kuruar diarrenë te fëmijët. Ato vrasin bakterin E.coli, i cili lidhet shpesh me këtë infeksion.

Rrisin përqendrimin dhe kujtesën

Është provuar se ekstrakti i boronicës rrit përqendrimin, aftësitë për të koordinuar punët dhe kujtesën afatshkurtër. Antocianina, e cila i jep frutit ngjyrën blu, vepron si mbrojtës për neuronet.

FITORJA

Janë të dobishme për shtatzëninë

Boronicat janë një burim i acidit folik. Ato përmbajnë edhe vitaminë C, kalcium dhe disa elementë të tjerë të domosdoshëm për nënat shtatzëna.

Gjithashtu, fibrat në përbërje të tyre ndihmojnë tretjen dhe jashtëqitjen.

Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Boronicat reduktojnë atë që njihet me emrin “kolesteroli i keq”, i cili ndikon në sëmundjet kardiovaskulare deri te ataku i zemrës.

Parandalojnë infeksionet urinare

Një element që gjendet te boronicat është provuar se ndikojnë pozitivisht te trakti urinar dhe reduktojnë rrezikun e infeksioneve.

Ai sulmon bakteret që ngjiten te qelizat e mureve të traktit urinar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.