Eko Higjiena

Ushqimet që dëmtojnë trurin

/ 2 minuta lexim

A e dini se disa ushqime përforcojnë nivelin e zgjuarsisë ndërsa disa të tjera janë të dëmshme për trurin tuaj?

Ja disa nga ushqimet që dëmtojnë trurin tuaj sipas një hulumtimi të bërë nga disa universitete të njohura botërore.
1) Sheqeri mundë të ndikoj keq në trurin tuaj nëse konsumohet në sasi të tepruar. Sipas një hulumtimi të bërë nga Universiteti i Kalifornisë bëhet e ditur se mijtët e ushqyer me strup me sheqeri të misrit , kanë paraqitur një ngadalësime në të mësuar, gjithashtu është vënë re se humbja e kujtesës dhe nuk kanë mundur të gjejnë drejtim brenda laboratorit.

Mobi Casa

2) Mishi i kuq dhe gjalpi: Bazuar në një studim që është zhvilluar nga Universiteti i Harvardit theksohet se ushqimet me yndyra të ngopur dëmtojnë funksionin e trurit. Specialistët diskutojnë rreth zakonit të të ushqyerit dhe analizojnë funksionin e trurit tek afërsisht 6 mijë femra për 4 vjet. Në funksionin e trurit tek femrat të ushqyera me yndyra të ngopura është vënë re një ulje dhe rënie në testin e kujtesës. Në anën tjetër femrat që konsumoni ushqime me yndyra të pangopura paraqitnin një performancë më të mirë në testin e kujtesës.

3) Patatinat picat e të tjera: A e dëmtojnë trurin e fëmijë produktet si patatinat, fast foodet? Në vitin 2011 është realizuar një studim me rreth 3 mijë fëmijë dhe është vënë re se fëmijët që konsumonin ushqime të tilla kishin një rënie të lehtë të IQ në krahasim me fëmijët që ushqeheshin shëndetshëm. Mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme për zhvillimin e trurit, ju duhet ti jepni fëmijës tuja ushqime të shëndetshme edhe në raste kur ata bëjnë naze. /indeksonline/