Ushqimet më të shëndetshme në botë

A mund ta merrni me mend që ushqimi më i shijshëm në botë gjendet në shtëpinë tuaj?
1. KËRPUDHAT
Kërpudhat janë një ushqim i mrekullueshëm me pak kalori, që mund të jetë zëvendësim i mrekullueshëm për mish. Kërpudhat rregullojnë nivelin e estrogjenit te femrat dhe mbrojnë nga kanceri i gjirit. Një recetë e shpejtë: Grini kërpudhat në rrathë dhe fërgoni në vaj ulliri, shtoni qepë dhe verë dhe fërgoni derisa të avullohet vera. Është një shtesë e mrekullueshme me mish të bardhë të pulës.
2. ELBI
Drithërat e pasura me fibra janë të dobishme kundër rritjes së kolesterolit dhe elbi, në këtë drejtim, është shumë i dobishëm për rregullimin e tretjes. Një recetë e shpejtë: Ziejeni elbin dhe fasulet dhe shtoni cilëndo perime që ju bie ndërmend dhe keni përfituar një salcë të shijshme. Nëse doni një shije më të mirë, atëherë fërgoni copat e proshutës dhe shtojeni salcën.
3. ARRAT
Janë një ushqim i mrekullueshëm dhe i pasur me thartira yndyrore omega 3 që e ulin kolesterolin e keq dhe e rregullojnë atë të mirin. Një recetë e shpejtë: Me qëllim që nga arrat të marrim vetëm anët më të mira, nuk kemi nevojë për ndonjë përgatitje të veçantë. Përziejeni një grusht arra, një grusht ullinj të thatë dhe farat e glikanxos, dhe keni fituar një bombë energjetike të cilën mund ta përdorni në vend të desertit apo midis shujtave
4. MAKARONAT INTEGRALE
Janë forma më e shëndetshme e makaronave (brumërave) që përmbajnë tri herë më shumë fibra se çdo lloj tjetër i makaronave. Drithërat integrale janë shumë të shëndetshme për organizmin dhe tretjen tuaj. Një recetë e shpejtë: Fërgoni pak qepë dhe shtoni peshkun ton në vaj të ullirit, pastaj misrin dhe domaten e grirë. Këtë salcë shërbejeni me parmezan, me makarona integrale.
5. GJALPË KIKIRIKËSH APO BAJAMESH
Këto ushqime të pasura me proteina përmbajnë thartira yndyrore mono të ngopura, që janë shumë të mira për zemër. Gjalpin mund ta përgatitni edhe vetë. Një recetë e shpejtë: Përzieni 2 filxhanë të kikirikëve, apo bajameve të fërguara, një lugë e gjysmë vaj, gjysmë luge të sheqerit të vrugtë dhe dy gishta kripë.
6. BORONICA
Kjo pemë është e pasur me fibra, është një antioksidues i shkëlqyeshëm dhe tepër i dobishëm për forcimin e enëve të gjakut. Boronicat janë një burim i mrekullueshëm i vitaminës C, bioflavonoideve, thartirës folike, kaliumit, kalciumit dhe hekurit. Një recetë e shpejtë: Akulloren nga vanilja apo jogurtin qiteni mbi këtë pemë të shijshme dhe keni përfituar një desert të shëndetshëm.
7. THJERRËZAT
Thjerrëzat bëjnë pjesë në grupin e bishtajave me kokrra. Nuk përmbajnë yndyra të ngopura, e as kolesterol të dëmshëm, por janë burim i jashtëzakonshëm i fibrave të tretshme dhe të patretshme. Janë të njohura si gjësend ushqimor me vlerë të lartë energjetike, për shkak të përqendrimit të lartë të vitaminës B dhe sasive tepër të mëdha të karbohidrateve. Një recetë e shpejtë: Thjerrëzat kombinohen për mrekulli me domate, qepë, mish, produkte të mishit të thatë, vaj të ullirit dhe djathë të deles, apo dhisë, prandaj përgatiteni një salcë të shijshme, apo si shtesë ushqimeve me mish.
(Kosova Sot)