ARKATANA

Ushqimet më të mira kundër inflamacioneve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Të gjitha ushqimet që i konsumojmë luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit tonë, kështu që përmes tyre mund të parandalojmë inflamacionet që shfaqen në trup.

KAKAO E PAPËRPUNUAR

Kakao e papërpunuar është shumë e pasur me antioksidues që janë aleatë në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme. Përmban më së shumti antioksidues në krahasim me secilin ushqim tjetër. Ka magnez që ndihmon kundër stresit, polifenole që mbrojnë zemrën, nga kanceri dhe sëmundje të tjera.

KANELLA DHE KURKUMA

Kanella ka shumë veti shëruese. Ndihmon te inflamacionet dhe infeksionet. Përmban shumë antioksidues dhe fenole që ndihmojnë te infeksionet. Kurkuma është erëz shëruese që posedon përbërës kundër inflamacioneve. Përtërinë florën e zorrës, pakëson fryrjet, inflamacionet.

FRUTAT ME LËVOZHGË TË FORTË

FITORJA

Frutat me lëvozhgë të fortë janë të pasur me aminoacide omega, sidomos janë të pasur bademi, arrat dhe lajthitë, që po ashtu përmbajnë edhe shumë magnez, mineral ky që ndihmon në forcimin e sistemit imun. Janë të pasura edhe me fibra që japin ndjenjën e ngopjes.

MAJDANOZI

Majdanozi përmban vlera të larta ushqyese dhe është burim i shkëlqyeshëm për vitaminën C. Shëron inflamacionet dhe është burim i mirë për acid folik, që është i shëndetshëm për zemrën. Mund të pakë- sojë praninë e gripit dhe ftohjet shkaku se ka efekt kundër inflamacioneve.

LAKRA JESHILE

Lakra jeshile është ushqim që ka efekt të fortë antioksidues. E forcon imunitetin shkaku se përmban vitaminë C që ndikojnë mirë në sistemin e gjakrrjedhjes dhe ulin rrezikun për sulm në zemër.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.