Eliksir për pastrimin e gjakut
Natyrisht se eliksiri çudibërës, i cili posedon pothuajse të gjitha aftësitë magjike ekziston, por se atë pije magjike nuk do të mund ta blini nëpër barnatore.
Kjo recetë shumë e vjetër është ruajtur deri në ditët e sotshme, e jemi shumë të sigurt se do t’ju ndihmojë në masë të madhe për ta ringjallur dhe për ta pastruar trupin tuaj në përgjithësi
PËRGATITJA:
Në fillim, merrni 13 thelpinj të hudhrës, të cilat duhet t’i qëroi dhe t’i imtësoni për t’i përzier më pas me rreth 600 mililitra verë të bardhë.
Të gjithë këta përbërës i mbani në një kavanoz të pastër prej qelqi dhe për një periudhë kohore prej tri javësh, në një hapësirë ku depërtojnë rrezet e diellit, e disa herë në ditë duhet përzier kavanozin.
Pasi të kenë kaluar tri javë, masën e fituar e kulloni dhe e vendosni në shishe po ashtu prej qelqi. Merrni tri lugë të mëdha të masës për çdo ditë, para secilës shujtë.