UBT

Ushqimet me fuqi Shëruese që luftojnë edhe Kancerin

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Për të pasur një shëndet sa më të mirë, duhet konsumuar ushqimet e shëndetshme dhe sa më natyrale.

Më poshtë do të mund të shihni disa nga ushqimet me të shëndetshme që kanë edhe fuqi shëruese edhe ndaj sëmundjeve më të renda, si kanceri, sëmundjen e zemrës dhe diabeti.

Kivi

Kivi përmban plotë vlera ushqyese, është përplot me vitaminë C (dyfish sa sasia e portokallit), ka më shumë fibra sesa mollët dhe mund bananet si ushqim me më shumë patos (potassium). Përzërja unike e vitaminave dhe mineraleve gjendet në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit, dhe sëmundjeve të traktatit të frymëmarrjes.

Qershitë

Qershitë mburren me një listë të gjate të fuqive shëruese. Qershitë janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi allagjik, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumoreve, e gjithashtu edhe shkaktojnë qelizat kancergjene që të bëjnë vetëvrasje, pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershitë, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

Gujava (Guava)

Gujava është një fruta i vogël tropikal që mund të jetë i rrumbullakët, oval apo në formë dardhe. Nuk janë edhe aq të zakonshëm, kështu që është vështirë të gjenden, varësisht se ku jeton. Por nëse i gjen atëherë ia vlen mundin. Gujava përmbajnë më shumë lisofene, antioksidantë që lufton kancerin, se sa cilido fruta apo perime tjetër. Gujava përmbajnë lisofene gati për 20 për qind më shumë se domatet. Trupi jonë nuk mund të procedojë shumë nga lisofene që gjenden në domate, nëse ato nuk përgatiten.

Fasulet

Mobi Casa

Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjak dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fiber, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që të trijat në një pako. Për këtë edhe fasulet bëjnë pjesë në listën ushqimet më të shëndetshme.

Lakerishtet

Jo vetëm që janë tepër të pasura me materie ushqyese, por gjithashtu është ushqim pa kalori. Kalori për kalori, ofron katër herë kalcium më shumë se sa qumështi 2 për qind. Gram për gram ofron vitaminë C sa një portokall dhe hekur më shumë se spinaqi. Është përplot me vitaminë A dhe me shumë sasi të Vitaminës K, e gjithashtu ka shumë lloje të antioksidantevekarotenoid dhe fitokemikale mbrojtëse.

Spinaqi

Ju veçomë e dini që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e keni dit se sa është i mirë? Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të pamurit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit të prostates, zorrëve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundjes së zemrës, goditjes në tru (pika ne tru), dhe dementis (çmendurisë); zvogëlon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, folat, magnez dhe hekur.

Qepet

Qepet kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjesë e trupi ky qepa ka efekt. Qepet përmbajnë enzime të fuqishme që luftojnë kancerin; konsumimi i qepës ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe ezofagut, e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterinës (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave, duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtrave.

Karrotat

Karotat janë burim shumë i mirë i antioksidanteve potent të njohur si karotenoid. Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit të fshikëzës se urinës, zverkut, prostatës, zorrës, laringut dhe ezofagut.