Ushqimet e shijshme që shkrijnë shtresat dhjamore

Të gjithë pajtohemi që humbja në peshë është e vështirë. Ja cilat ushqime në masë të madhe ju ndihmojnë t’i humbni me lehtësi kilogramët e tepërt.
ÇAJI I GJELBËR
Kjo është një nga pijet më të shëndetshme në botë. Është plot me antioksidues. Nxitin shkrirjen e dhjamit dhe përshpejtojnë humbjen në peshë. Studimet tregojnë se komponentë nga çaji i gjelbër mobilizojnë yndyrat nga qelizat e yndyrshme që shkrijnë dhjamin.
BOLLGURI
Një porcion bollgur në mëngjes është shumë e shëndetshme. Ka pak kalori. Përshpejton humbjen e kilogramëve. Njerëzit që rregullisht hanë bollgur kanë nivel të ulët të kolesterolit. Bollguri siguron mjaftueshëm fibra në trup, përkatësisht energjinë natyrale për krejt ditën.
AVOKADO
Avokado përmban shumë yndyra të shëndetshme, kalium dhe fibra dietale, që ndihmojnë kaliumit të rregullojë ekuilibrin e lëngjeve dhe zbrazjen e zorrëve. Yndyrat e shëndetshme mposhtin urinë dhe zvogëlojnë dhjamin në bel. Kështu do t’i humbni disa kilogramë. Avokado siguron ndjenjën e ngopjes dhe siguron materiet ushqyese dhe yndyrat e shëndetshme.
BADEMET
Bademet janë ushqim i pasur me proteina dhe fibra. Falë kësaj, ofrojnë ndjenjë më të gjatë të ngopjes. Mund t’i konsumon si zamër midis dy shujtave apo t’i shtoni edhe në sallatë. Janë një nga stimuluesit më të mirë për humbje në peshë. Bademet janë të dobishme edhe për tretjen dhe florën e zorrës.
BORONICAT
Boronicat janë të pasura me antioksidues, vitamina C dhe vitamina E. Ato janë shujta e përsosur në formë të zamrës, sepse përmbajnë pak kalori. Është dëshmuar se boronicat janë efikase në zvogëlimin e dhjamit në bel. Mund t’i përzieni me jogurt ose bollgur për të pasur një shujtë komplete.
LAKRA TURSHI
Lakra turshi është e pasur me probiotikë dhe me prebiotikë, që florën e zorrës e mbajnë të shëndetshme. Sistemi i fort imun është rezultat i mikroflorës së ekuilibruar. Flora e shëndetshme e zorrës ju mbron nga inflamacionet kronike të organeve për tretje dhe rezistencën në insulinë.
(Kosova Sot)