FIDANISHTJA

Ushqimet e domosdoshme për dimër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ekzistojnë pesë ushqime që është me rëndësi t’i keni në tryezën tuaj gjatë stinës së dimrit, në mënyrë që organizmi të jetë i furnizuar me krejt çfarë i nevojitet

Mjalti

Mjalti është alternativë e shkëlqyeshme për sheqer dhe përdoret si ëmbëltues. Gjatë dimrit mund ta përdorni në sasi të konsiderueshme, sepse e ruan temperaturën e trupit dhe ndihmon në luftën kundër infeksioneve dhe viruseve që e shkaktojnë gripin dhe ftohjen. Ekspertët këshillojnë të merrni një lugë mjaltë të tretur në një gotë ujë të ngrohtë ose qumësht, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Perimet me gjethe të gjelbër

Perimet me gjethe të gjelbër, si spinaqi, duhet të jenë pjesë përbërëse e tryezës tuaj në dimër. Spinaqi është antioksidues dhe përmban shumë vitamina A dhe C. Është i dobishëm për shëndetin e flokëve dhe lëkurës, e është pasur edhe me hekur, proteina dhe minerale. Parandalon astmën dhe parandalon problemet e tjera shëndetësore.

Perimet me rrënjë

Fundamenti

Perimet me rrënjë, si karota, rrepka dhe patatet, jo vetëm se janë të pasura me materie ushqyese, por i hasim edhe në dimër, madje edhe në formën e freskët. Karota është e pasur me vitaminën A, e cila është e domosdoshme për lëkurë, e ndihmon edhe në luftën kundër ftohjes dhe infeksioneve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Agrumet

Agrumet, sidomos portokajtë, grejpfruti dhe limoni, janë ushqime të pasura me vitamina C. Janë shumë të përdorshme dhe të shëndetshme për lëkurë dhe metabolizëm, e ndihmojnë edhe në luftën kundër viruseve. Fibrat, me të cilat janë të pasura agrumet, ndihmojnë në kontrollin e nivelit të kolesterolit.

Hudhra

Për hudhrën kemi folur dhe shpjeguar mjaft shumë, për vetitë e saj ushqyese dhe efektin shërues, por, me sa duket gjithmonë del nga një veti shtesë prej saj. Hudhra e përmirëson shijen e ushqimit, e ruan temperaturën e trupit, si dhe ndikon kundër baktereve dhe viruseve. Kështu, hudhra ndihmon organizmit të jetë më i fortë dhe t’i luftojë sëmundjet e ndryshme që mund të shfaqen gjatë stinës së dimrit.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.