Ushqimet e bulmetit që mund ti konsumoni edhe pse jeni në dietë

Shpesh që personat që nisin të mbajnë dietë, përballen me problemin e shmangies së produkteve të bulmetit.
Një nga ushqimet e para që lihet kur i futesh dietës është djathi, por mesa duket ka sisa bulmetra që mund t’i konsumoni pa problem, edhe pse jeni duke mbajtur dietë.
Rikota – është një alternativë shumë e mirë për të zëvendësuar djathin e rëndë. Sipas dietologëve, rikota është e lehtë dhe e pasur me proteina.
Gjalpë pa kripë – këtë bulmet mund ta konsumoni me një fetë bukë të thekur. Ai është i mirë për shëndetin sepse ka kalcium, magnez dhe vitaminë A.
Mocarela- pëlqehet edhe nga ata persona që djathin nuk e kanë të preferuar. Dietologët thonë se është ideale për ata që shpesh kanë pak kohë për të ngrënë ose për të përgatitur ushqim dhe kombinohet pothuajse me të gjitha perimet.
Gjiza pa kripë – Ka pak yndyrë dhe pak kalori. Kjo është dhe arsyeja pse ata që ndjekin dietë me pak kalori nuk janë të detyruar për ta eliminojnë tërësisht.