ARKATANA

USAID përzgjedh Gjilanin si komunë partnere për zbatimin e Programit për Kontratën Sociale për tri vitet e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Programi i USAID për Kontratën Sociale ka përzgjedhur Gjilanin si komunë partnere për tri vitet e ardhshme.

Konfirmimi u bë i ditur nëpërmjet një letre që kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka pranuar nga dr. Silvia Susnjic, drejtoreshë e programit të USAID për Kontratën Sociale.

“Përzgjedhja e komunës së Gjilanit është bërë në bazë të kritereve të vlerësimit dhe përkushtimin e treguar nga ana e Kryetarit të Komunës, të shprehur gjatë takimit me ekipin e Programit të USAID për Kontratën Sociale, për t’u bërë komunë partnere dhe për të bashkëpunuar me ekipin e programit gjatë fazës së implementimit”, thuhet në letrën e konfirmimit të dr. Silvia Susnjic.

GRANDEMALL

Tutje, në letër thuhet se “në emër të Programit të USAID për Kontratën Sociale, Ju shpreh vlerësimin më të lartë me rastin e vendosjes së këtij partneriteti si dhe mirëpresim zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të ardhshme”.

Përndryshe, më 25 shkurt, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kishte pritur në takim drejtoreshën e këtij programi të USAID-it, ku edhe u vunë bazat e partneritetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.