Fundamenti

USAID ndërton shtegun e këmbësorëve dhe lidh tregun e gjelbër në Ranillug

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Ranillugut, në bashkëpunim me projektin USAID/DEMI-it, ka filluar realizimin edhe të një projekti, për banorët e komunës së Ranillugut . Ky projekt i cilësuar si i rëndësishëm përfshinë ndërtimin e shtegut të këmbësorëve dhe rrugën që qon deri tek tregu i gjelbër në Ranillug.

Me ndarjen e një pjese të mjeteve nga ana e komunës, punët e ndërtimit kanë filluar në projektin e shtegut të këmbësorëve në Ranillug dhe janë në fazën fillestare. Lulzim Canaj nënkryetar për komunitete tha se shtegu i këmbësorëve në gjatësi prej 368 metrave do të shtrihet në anën e djathtë përgjatë rrugës kryesore, nga ura deri te kthesa për në shkollën fillore „Veljko Dugošević“.

Hidromorava

Sipas tij paralelisht me ndërtimin e shtegut, bëhet edhe ndërtimi i rrugicës së qasjes tek tregu i gjelbër. Projekti dhe vet rrjedha e punëve po përcillet me vëmendje të shtuar nga ana e organit mbikëqyrës dhe drejtorisë së urbanizmit të komunës së Ranillugut.

Nga drejtoria e urbanizmit thanë se ky është një projekt i rëndësishëm të cilin komuna planifikon implementimin tij, dhe se me realizimin e të njëjtit, në një masë të dukshme do të rritet siguria dhe trafiku do të zhvillohet pa pengesa për këmbësorët, deri sa nga ana tjetër fitohet edhe në estetikën e kësaj rruge./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.