Uji Dea

USAID-i stimulon me bursa studentët gjilanas

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Scot Kameron përfaqësues i USAID-it së bashku me Arben Dërmakun rektor në Universitetin e Gjilanit kanë takuar studentët e Universitetit të Gjilanit të cilëve u janë shpjeguar kriteret e dhënies së bursave. Scot Kameron tha se USAID-i do të ndajë 50 bursa për studentët master në nivel të Kosovës, derisa Arben Dërmaku tha se kjo është një ditë e mirë për këtë universitet pasiqë ka nevojë të madhe për të pasur kuadro të aftësuara e të arsimuara në SHBA.

Në ambientet e Universitetit Publik të Gjilanit të mërkurën është mbajtur një bashkëbisedim në mes të studentëve të këtij institucioni dhe përfaqësuesve të USAID-it amerikan të cilët kanë ofruar 50 bursa për studimet master në nivel vendi, raporton rajonipress.

Arben Dërmaku rektor i Universitetit Publik të Gjilanit së bashku me Scot Kameron përfaqësues i USAID-it i kanë inkurajuar studentët që të jenë pjesë e këtij konkursi.

Dërmaku tha se për Universitetin e Gjilanit kjo është një ditë e mirë dhe e madhe pasiqë ky universitet ka nevojë të ketë kuadro që pritet të shkollohen dhe edukohen në SHBA dhe të kthehen e të tregojnë dijen dhe përvojën e tyre në Universitetin e Gjilanit.

UBT

Edhe Scot Kameron nga Agjensioni i SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) , ka shpalosur programin e bursave për Arsimim të Lartë në SHBA.

Kameron tha se ky program ofron bursa të plota për studentët të cilët kanë interesim që të vijojnë studimet pasuniversitare (Master) në SHBA.

Ekspertët e USAID-it, në këtë takim dhanë detaje rreth aplikimit, kushteve dhe mundësisë së përfitimit të studimeve falas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në drejtimet: Sundim i Ligjit, Inxhinering, Administratë Publike, Bujqësi,Menaxhim Biznesi, Financa, Ekonomi, Sistem Informativ, Çështje gjinore dhe
Studime inter-disciplinare ./rajonipress/